Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj–Stublla, ka uruar Austrinë me rastin e Ditës Kombëtare, në emër të popullit të Kosovës.

Haradinaj–Stublla theksoi se lidhjet midis 2 popujve janë të vjetra, dhe se është falënderuese për përkrahjen e madhe të Austrisë përgjatë viteve, për mbështetjen e treguar ndaj diasporës dhe mundësinë e dhënë për shkollim të mijëra studentëve nga Kosova, njofton Klan Kosova.


Kosova është njohur nga Austria më 28 shkurt 2008, ndërkohë që të njëjtën ditë janë vendosur edhe marrëdhëniet diplomatike, të cilat sipas Kryediplomatës së Kosovës janë të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë të thellohen tutje, në të gjitha fushat me interes për popujt e të dyja vendeve.



















