Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka njoftuar se kjo Komunë do ndajë nga 100 euro për të porsalindurit, përcjell InLajmi.
Ky vendim i morë në mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës, ku pika e rendit të ditës ishte Propozim vendimi për rialokimin/transferin e mjeteve financiare nga fondi rezervë në vlerë prej 1.5 milion euroi cili u miratua me shumicë votash nga asamblesitët komunal.
“Nga kjo shumë 240 mijë janë destinuar për Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, ku 120 mijë euro do të ndahen për të porsalindurit, duke i subvencionuar me nga 100 euro çdo grua (nënë) që ka lindur në vitin 2020, ndërsa shuma tjetër do të ndahet për pagesa të qirasë së banimit të familjeve me asistencë sociale, përderisa 50 mijë euro për Drejtorinë e Shëndetësisë, si dhe pjesa tjetër do të destinohet për investime kapitale”, njoftoi Bahtiri./InLajmi/





















