Loriana Kuka është paraqitur në sfidën çerekfinale, kundër xhudistes ruse, Babintseva, të cilën e mposhti me rezultatin 1:0 (golden score).
Kuka, e cila në Grand Slam të Budapestit po garon në kategorinë -78 kilogramë arriti në çerekfinale me vetëm një luftë, pasi një raund e kaloi pa kundërshtare.
Çerekfinalja ishte mjaft e vështirë, me rusen që kishte formë të lartë fizike, duke bërë që lufta të shkonte përtej 4 minutave të rregullta.
Loriana Kuka arriti që me pikë të artë të fitonte ndaj rusese Babintseva, përcjell Gazeta Metro.
Kështu, Loriana tashmë kalon në gjysmëfinale të Grand Slam Budapes.