Një aksident ka ndodhur sonte mes një makine dhe një këmbësori, ku për pasojë makina ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sot rreth orës 17:45, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mon Balaj”, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare, një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje, ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.
Ai ka thënë se njësitë patrulluese kanë dalë në vendngjarje për të trajtuar rastin dhe për t’i kryer hetimet e nevojshme.
“Të gjitha ekipet tjera relevante janë informuar, përfshirë edhe ndihmën e shpejtë”, ka thënë Hoxha.
Menjëherë pas aksidentit, të lënduarit i është dhënë ndihma parë dhe më pastaj është dërguar për tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës., transmeton IndeksOnline.
Kohëve të fundit janë shpeshtuat aksidentet në Prishtinë, ku veturat janë duke i goditur qytetarët, gjatë ecjes nëpër trotuare, apo në vende të shënjuara për kalimin e këmbësorëve.