Franca do të tërheq ambasadorin e saj nga Turqia pas komenteve të Erdogan kundër Macron
Shteti i Francës është shumë i zemëruar me komentet që presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan i bëri në drejtim të homologut të tij francez, Emmanuel Macron.
Erdogan reagoj pasi qeveria e Francës e vendosi karikaturën e Profetit Muhamed në ndërtesë të qeverisë. Presidenti turk e quajti Macronin si njeri me probleme mendore dhe se i duhet trajtim për qëndrimin e tij ndaj myslimanëve, raporton Reuters.
Pas kësaj dekalarate, Macron ka telefonuar ambasadorin e Francës në Turqi dhe pritet që ai të tërhiqet nga misioni i tij diplomatik, përcjell Ballkani.info.
“Komentet e Presidentit Erdogan janë të papranueshme. Zemërimi dhe fyerja nuk janë një metodë, ”tha zyra e Macron në një deklaratë.