Atentat ndaj një shtetasi shqiptar në Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Massaia.
Ai ka qenë duke kaluar rrugën në këmbë, kur është qëlluar me një pistoletë, nga një person që ndodhej në një makinë, percjell Reporteri.
Shqiptari kishte rënë në tokë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës, i cili kishte dëgjuar krismën dhe kishte zbritur në rrugë.
Ai u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni që ka zgjatur rreth 5 orë.