Rreth pesë lokale në Prizren janë mbyllur sonte pas një aksioni të zhvilluar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali njoftojnë se mbyllja e tyre është bërë pasi të njëjtat janë hasur duke mos i respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Të njëjtit sinjalizues bëjnë të ditur se aksioni i sontëm ka filluar në qendrën tregtare “Abi Çarshia”, për të vazhduar më pas në “Che Bar” dhe lokale të tjera, raporton Gazeta Sinjali.
Aksioni po vazhdon ende