E kjo aktakuzë e pakonfirmuar, nuk u bë publike me rastin e dorëzimit të saj për shqyrtim pranë Dhomave të Specializuara, por 1 muaj më vonë, më 24 qershor, saktësisht 3 ditë përpara se të mbahej takimi Kosovë – Serbi në Uashington ku i pranishëm do të ishte edhe presidenti Thaçi.
Sot, janë bërë saktësisht 6 muaj prej ditës kur propozim-aktakuza është dorëzuar në Dhomat e Specializuara shkruan lajmi.net.
Në anën tjetër, sot kur kalon edhe afati ligjor për konfirmimin ose hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj tyre – nga Gjykata Speciale nuk ka asnjë informacion se çfarë pritet të ndodh, ani pse e njëjta kishte vendosur që ta bënte publike një propozim-aktakuzë të pakonfirmuar 5 muaj më parë në kushte të paqarta juridike – ku u konkludua edhe shkelja e rregullave të brendshme nga vet Gjykata.