Kur bëjmë fotografi private, ne zakonisht bëjmë një buzëqeshje për t’i bërë ato që të duken më mirë. Por a e dini pse është e ndaluar të qeshësh në fotot e pasaportës?
Nëse buzëqeshni pak, do të keni një paralajmërim, sepse nuk duhet të bëni asnjë grimasë. Pse është kështu?
Në të vërtetë, çipi në pasaportë përmban të dhëna biometrike për ju, të cilat merren nga fotografia.
Kjo foto skanohet, duke llogaritur distancën midis syve, majës së hundës dhe mjekrës, për të marrë një “hartë” matematikore ose algoritmi i fytyrës.
Çdo gjë që mund të prishë ose parandalojë llogaritjen e këtyre masave ose të parandalojë llogaritjen e këtyre masave – të tilla si mbajtja e syzeve ose një buzëqeshje e gjerë, zvogëlojnë efikasitetin e algoritmit.
Duke buzëqeshur, softueri për njohjen e fytyrës mund të mos e njeh fytyrën e personit. Pra, kur goja është e hapur, skaneri biometrik e ka të vështirë të punojë në mënyrë efektive.
Kjo ndodh për shkak se skanerët biometrikë të fytyrës i identifikojnë nga 14-20 pika në fytyrën tuaj (majën e hundës, sytë, buzët, etj.), ndërsa kur buzëqeshni, këto pika ndryshojnë dhe mund të ketë vështirësi në identifikimin e personit.
Për shkak të kësaj, sistemi biometrik funksionon më së miri nëse rrini drejt dhe me një pamje serioze.
Kur kaloni përmes portës elektronike në aeroporte, kamera skanon fytyrën tuaj dhe bën llogaritjet tuaja të matjes së fytyrës, transmeton Telegrafi.
Kompjuteri pastaj kontrollon nëse matjet në fytyrën tuaj përputhen me ato në foton e pasaportës.