Profesori universitar, Milazim Krasniqi, është pensionuar pas punës së tij shumëvjeçare në Universitet.
Ai kishte qenë i ftuar në Frontal dhe kishte pranuar të shkonte në emision për të analizuar situatën politike në vend, por në fakt ai nuk e dinte se ideja e kësaj ftese ishte befasia e përgatitur nga stafi i emisionit Frontal dhe Departamentit të Gazetarisë në UP.
Për Krasniqin ka qenë e papritur ajo çka iu servua në emision., shkruan Reporteri
Madje në një moment ai ka filluar të qajë kur në ekran është shfaqur Memli Krasniqi të cilin nuk e kishte parë që nga koha kur ky i fundit u prek nga Covid 19.