Kampionët në fuqi nga Premierliga kanë arritur të regjistrojnë një tjetër fitore, kësaj radhe nga ndeshja kundër Sheffield UTD.
‘Reds’ kanë fituar me rezultatin 2:1, për të kaluar një tjetër pengesë me sukses.
Goli i parë erdhi në minutën e 13’, kur Berge shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Roberto Firmino shënoi golin e barazimit për Liverpool, katër minuta para fundit të pjesës së parë.
Golin e përmbysjes e shënoi portugezi i Liverpool, Diogo Jota, i cili njëkohësisht i siguroi tri pikët ‘Reds’, shkruan lajmi.net.
Liverpool kështu numëron 13 pikë pas gjashtë ndeshjeve, kurse Sheffield mbetet në kuotën e një pike




















