Kryeministri i vendit Avdllah Hoti po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut e me këtë rast ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubllka,përcjell InLajmi.
Ministrja ka thënë se miqësia midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është shembull i fqinjësisë së mirë.
“Në pritjen zyrtare të sotme për Kryeministrin Hoti nga Kryeministri Zaev, u rikonfirmua marrëdhënia e shkëlqyeshme mes dy vendeve dhe gatishmëria për të thelluar e fuqizuar atë përmes bashkëpunimit në interesat tona shtetërore”, ka shkruar Haradinaj-Stublla./InLajmi/