Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas takimit me liderët e koalicionit ku tha se në takim nuk kanë biseduar për postin e presidentit, raporton InLajmi.
Mustafa deklaroi se Ligji për Buxhetin për vitin 2021 dhe Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ishin 2 temat kyçe të diskutimit.
Kreu i LDK-së nuk ka treguar nëse kjo parti ka kandidat për president.
“Nuk është biseduar për këtë çështje. Kur është bërë koalicioni ne e kemi kryeministrin tonë për cilin vlerësoj se po bënë punë dhe gjithashtu koalicioni është në vijën hollë për shkak të deputetëve të cilët po mungojnë”.
Mustafa ka thënë se nuk është në dijeni se çfarë po ndodh me Gjykatën Speciale.
“Unë mendoj se as presidenti nuk e dinë se çfarë po ndodh me Specialen sepse askush nuk ka informata çka ndodh atje dhe nuk e dimë se kur mund të veprojë Specialja”.
“Nuk kemi diskutuar për çështjen e presidentit dhe koalicionit sepse nuk jemi ata që mund ta bëjmë atë punë dhe unë vlerësoj se kjo çështje nuk mund të hapet tani përderisa e kemi presidentin. Nëse përballemi me një situatë atëherë ka vullnet që të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje”, tha Mustafa./InLajmi/