Pavarësisht paralajmërimeve se fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të zhvillohen normalisht, sot nga mjegulla e dendur ka lajme jo të mira.
Gjatë ditës së sotme disa persona qe kanë pasur të aterojnë nga aeroporti i Prishtinës drejt Turqisë dhe Zvicrës u janë anuluar fluturimet.
E, zëdhënësi i aeroportit “Adem Jashari” , Bujar Gashi për arbresh.info thotë se arsyeja që janë anuluar ka qenë mjegulla.
Sipas tij, fluturimet që janë anuluar pritet mu realizu sot më së largu deri në ora 12:00.
“Të gjitha ato qe janë anuluar pritet mu realizuar më së largu deri në ora 12:00, pasi që mjegulla ka filluar që të largohet. Sepse 5 fluturimet që kanë pasur me ardh kanë vonës deri 2 orë dhe besojmë që do të realizohen të gjitha deri para orës 12:00”, ka thënë ai.