Kryeministri çek Andrej Babis i ka kërkuar ministrit të shëndetësisë Roman Prymula të japë dorëheqje.
Kryeministri çek Andrej Babis (i partisë ANO) i ka kërkuar ministrit të shëndetësisë Roman Prymula të japë dorëheqjen vetëm disa javë pasi ai mori postin, pasi u kap duke thyer kufizimet për të cilat ai kishte bërë thirrje, raporton Radio Praga.
Prymula, një epidemiolog, kërkoi masa më të rrepta si mbyllja e shkollave dhe restoranteve. Por ai u takua me deputetin Jaroslav Faltynek, kreu i grupit parlamentar të partisë ANO në pushtet, në një restorant të mërkurën në mbrëmje.
Tabloidi Blesk publikoi fotot përkatëse, të cilat tregonin se ministri i shëndetësisë jashtë lokalit, nuk kishte veshur një maskë fytyre, transmeton lajmi.net.
Kufizimet në Republikën Çeke thonë që restorantet duhet të jenë të mbyllura për klientët dhe nuk mund të përdorin opsionin e porosive me vete pas orës 20:00.