Deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka shkruar se rritja e dhunës tek të rinjtë është shndërruar në një dukuri shqetësuese që kërkon një vëmendje dhe përkushtim shoqëror në trajtimin e sa, përcjell InLajmi.
Ajo në një postim në Facebook thotë se dhuna mes të rinjve është problem i vazhdueshëm i të gjitha shoqërive, por shoqëritë e konsoliduara e trajtojnë në mënyrë kosntante duke filluar nga qasja në shkolla, hartimi i programeve të veçanta për aktivitete, krijimi i hapësirave të përbashkëta publike dhe hapësirave të përbashkëta nën monitorim që nxisin komunikimin dhe bashkëpunimin te të rinjtë.
“Aktet e dhunës tek të rinjtë nuk guxojnë të trajtohen si vepra të izoluara krimi, por si dobësi shoqërore për t’u kujdesur në formimin jo të dhunshëm të tyre”, shton ajo.
Deputetja shprehet se kjo përgjegjësi na takon të gjithëve, nga politika, shoqëria civile, Këshilli i Prindërve, mësimdhënësit dhe organizatave përkatëse – për të ndërtuar një strategji të qasjes te të rinjtë, për të parandaluar dhunën dhe nxitur komunikimin dhe bashkëveprimin mes tyre./InLajmi/