Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 23 tetor.
23 tetor 1940 – U lind në Brazil emri legjendar i futbollit, Edison Arantes do Nascimento, i njohur gjerësisht si Pele.
23 tetor 1946 – Kombet e Bashkuara, organizatë që ishte vendosur të themelohej pas Luftës II Botërore, mbajti në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës takimin e parë të Asamblesë së Përgjithshme të saj.
23 tetor 1954 – U firmos Traktati i Parisit për anëtarësimin në NATO të Gjermanisë, shtet humbës i Luftës II Botërore.
23 tetor 1956 – Në Hungari filloi kryengritja ndaj pushtimit dhe sovranitetit të Bashkimit Sovjetik. Demonstratat u përhapën në të gjithë vendin me kërkesën e largimit të trupave sovjetike jashtë territoreve të Hungarisë. Bashkimi Sovjetik vendosi ta pushtojë këtë vend dhe Ushtria e Kuqe rrethoi kryeqytetin Budapest. Kryeministri Imre Nagy kërkoi ndihmën e OKB-së kundër pushtimit sovjetik, por mbështetja e shumëpritur nuk erdhi.
23 tetor 1973 – Presidenti i SHBA-së, Richard Nixon, pranoi t’i dorëzojë gjykatës regjistrimet zanore të Zyrës Ovale në lidhje me skandalin “Watergate”.
23 tetor 1983 – Shtabet amerikane dhe franceze të forcës paqeruajtëse në kryeqytetin Bejrut të Libanit u tronditën nga sulmet vetëvrasëse me kampionë të ngarkuar me eksplozivë. Në këto ngjarje humbën jetën 241 trupa të këmbësorisë detare amerikane dhe 58 ushtarë francezë.
23 tetor 1993 – “Thesari i Karunit”, një pasuri e qytetërimit lidian (560-546 p.e.s.) që ishte nxjerrë me rrugë të jashtëligjshme nga Turqia në vitet 1960, u riatdhesua pas 28 vitesh.
23 tetor 2011 – Dy tërmete të njëpasnjëshme, ndër më të fuqishmit në historinë e Republikës së Turqisë, goditën rrethin lindor të Vanit. Pas tërmetit të parë 6,7 ballësh të shkallës Rihtes, një i dytë edhe më i fortë me magnitudë 7,2 ballë tronditi Vanin pas 18 ditësh. Bilanci total i dy tërmeteve në fjalë ishte 644 të vdekur dhe mbi 4.000 të plagosur.