Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton se ka filluar lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës, përcjell InLajmi.
“Me këtë rast ju njoftojmë se prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Ceremonia do të mbahet me datën 26.10.2020 ( e hënë ), nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Komunën e Pejës”, njofton MPB-ja.
Lëshimi i Vulave ishte ndaluar për një kohë për shkak të pandemisë./InLajmi/