Presidenti serb Alexander Vucic, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti që të mos e thotë se ‘’Kosova dhe Serbia janë dy shtete’’.
Hoti, gjatë fjalës së tij në Forumin e Sigurisë në Beograd, shpeshherë ka thënë se dy shtetet, por edhe në takimet e tjera.
Derisa Vucic, i tha që kjo nuk duhet të thuhet, dhe se për këtë i kishte thënë mijëra herë Hotit.
“Dy shtete-dy shtete, dy shtete-dy shtete… Nuk ka dy shtete, ka një shtet që është anëtar i OKB-së në akordancë me Rezolutën 1244”, është shprehur Vucic në Forumin e Sigurisë në Beograd, i cili po mbahet virtualisht.
“Duhet ta respektojmë njëri-tjetrin. Kur flasim për zgjidhje kompromisi nuk mund të flasim që Serbia ta njoh Kosovën dhe Kosova ta njohë Serbinë. Ju nuk njihni shtete. S’kemi nevojë për ketë. Kemi nevojë për kompromis”, shkruan Gazeta Metro.
Vuçic ndër të tjera përmendi edhe Asoiacionin e Komunave Serbe, duke thënë se Kosova duhet të përmbush këtë obligim.