Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot në mëngjes kreun e shtetit, Hashim Thaçin, dhe kryetarin e Aleancës, Ramush Hradinajn. Ata kanë ngrënë mëngjes bashkë, derisa për arsyet e takimit kanë folur nga partia që drejton Veseli.
Nga Partia Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar takimin e sotëm në mes të Kadri Veselit me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e Aleancës, Ramush Haradinajn.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se takimi i ndodhur në mëngjes nuk ka ndonjë lidhje me zhvillimet politike apo ndonjë temë tjetër në Kosovë
“Kryetari i PDK-së, z.Veseli ka pasur një mëngjes me Presidentin dhe z. Haradinaj, dhe që nuk lidhet me asnjë zhvillim politik apo temë tjetër në Kosovë”, ka thënë Bytyçi për Express.