Zëvendës kryeministri i Kosovës Driton Selmanaj ka reaguar pasi shumë zëra nga shqëria dhe politika po e fajësojnë Qeverinë për krimet e kryera nga ndonjë nëpunës nëpër institucione, nuk ka njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, përcjell InLajmi.
Selmanaj ka thënë se kushdo që kërkon dorëheqjen e Ministres Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë dhe pasurisë publike.
Ai ka shtuar se Qeveria Hoti është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ky është postimi i ploti tij:
Kushdo që e bën fajtore qeverin për krimet e kryera nga ndonjë nëpunës nëpër institucione, nuk ka njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
Kushdo që kërkon dorëheqjen e Ministres Hykmete Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë dhe pasurisë publike.
Qeveria Hoti është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Beteja e tillë nuk është e lehtë, por kërkon mobilizim dhe bashkëpunim të madh ndër-institucional.
Mbështetja shoqërore e kësaj beteje, garanton çlirim më të shpejt dhe fuqizim të shtetit të së drejtës.
68Begishe Qarri Berisha dhe 67 të tjerë
2 ndarje
Pëlqej
Komento
Ndaj