Një person ka lajmëruar Policinë se në fshatin Sinidoll të Prishtinë hasi në arën e tij në mjete shumë të rrezikshme shpërthyese, përcjell InLajmi.
Mjetet të cilat u gjetën në këtë arë ishin një Kasetë Bombë dhe raketë RPG.
Të njëjtat janë tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga njësia për deminim e FSK-ë dhe KFOR-it.
Raporti i plotë i Policisë:
Ankuesi m/k ka raportuar se derisa ishte duke punuar në arë, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese, një Kasetë Bombë dhe një raketë RPG, të cilat janë tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga njësia për deminim i FSK-së dhe KFOR-it./InLajmi/