Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet rreth vjedhjes që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit ne fjalë”, ka deklaruar Ulaj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Express se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.
“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovfë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha.