Zyrtarët e sigurimit kombëtar të SHBA-së thonë se Irani ishte përgjegjës për dërgimin e mesazheve elektronike kërcënuese për votuesit demokratë.
Email-et duket se vinin nga një grup i ekstremit të djathtë pro-Trump dhe kishin për qëllim të “nxisnin trazira”, tha Drejtori i Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe.
Ratcliffe gjithashtu tha se zyrtarët amerikanë gjetën se Irani dhe Rusia kishin marrë “disa informacione për regjistrimin e votuesve”.
Njoftimi vjen 13 ditë para zgjedhjeve presidenciale.
Informimi i pazakontë i FBI-së në prag të zgjedhjeve po shihet si një dëshmi e shqetësimeve të ngritura të qeverisë për ndërhyrjet në votim dhe në fushatat e dezinformimit nga aktorët e huaj, njofton Klan Kosova.
Ratcliffe tha se “postat elektronike të Iranit” pretendohet se janë dërguar nga grupi i ekstremit të djathtë “Proud Boys” në mënyrë që të “frikësojnë votuesit, të nxisin trazira dhe të dëmtojnë” presidentin Donald Trump.