Njëra nga dyert e dhomës ku kryhen shërbimet e Rentgen, në kuadër të Klinikës së Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në mungesë të dorezës, mbyllet nga stafi mjekësor me litar.
Kështu tregohet nëpërmjet një videoje të ngarkuar në ‘Facebook’-un e tij nga gazetari Bujar Vitia., shkruan Ballkani.info.
Siç shihet edhe në video, dera mbyllet me vështirësi nga një prej personelit mjekësor në Klinikën e Radiologjisë.