Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur sot për një vizitë nga ministri Armend Zemaj, në Ministrinë e Shëndetësisë, raporton InLajmi.
Vizita e Hotit në ministrinë e Shëndetësisë ka të bëjë me përmbylljen e procesit të ndarjes së rreth 1 mijë e 500 specializimeve në lëmi të ndryshme mjekësore.
Me këtë rast, kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj do t’u drejtohen edhe medieve për të dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi./InLajmi/