Ish-luftëtari i UÇK-së Muhamed Kuka, ka kërkuar ndihmë për shërimin e vajzës së tij, përcjell InLajmi.
Këtë gjë e ka konfirmuar humanisti Labinot Tahiri i cili tha se ai nuk i ka fajet pse ka mbetur në këtë gjendje, duke thekusar faktin se Kuka ka ardhur nga Amerika për të luftuar në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
E mbani në mend këtë burrë i cili në çdo aktivitet atdhetarë gjindet aty me flamur kombëtar pa dallime partiake?!
Ky, nuk i ka fajet që ka mbetur në këtë gjendje, sepse ky si shumë të tjerë kanë lënë jeten e tyre të mirë e kanë ardhur në Kosovë për të luftuar!
Sot, ai ka bë thirje që me i ndihmua me e sherua vajzën e tij!
Disa herë iu kemi gjindur, edhe sot do ti gjindemi e kush ka mundesi ta telefonojë dhe ti ndihmojë!
Nesër nga ora 10:00 e mengjesit ia transferojmē 1000€ për vajzën!
Me dashuri, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë!/InLajmi/