Kampionati në Çeki është ndërprerë shkaku i rritjes së rasteve me Koronavirus
Në Çeki ditëve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve dhe kështu Qeveria e këtij vendi ka vendosur që ta pezullojë futbollin.
Çekia bëhet vendi i parë në Evropë që e pezullon kampionatin shkaku i COVID-19, përcjell Reporteri.
Ekipet si Slavia Praga dhe Sparta e Pragës janë pjesë e Europa Ligës, por nëse përkeqësohen gjërat atje atëherë këto dy klube mund të largohen nga ky komepticion.