Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha ka shkruar lidhur me Muajin Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, ku bashkë me disa përfaqësuses të instucioneve, mori pjesë në aksionin simbolik në shesh, përcjell InLajmi.
Hoxha shkroi në Facebook se për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, në vend të ecjes tradicionale është menduar dekorimi me fjongo rozë i sheshit të kryeqytetit.
“Edhe sot si gjithëherë isha aty me ftesën e zonjës Nafije Latifi të cilën e përgëzoj që nuk dorëzohet asnjëherë”, shtoi ajo Hoxha./InLajmi/