Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me lajmin se ka ndërruar jetë shkrimtari dhe gazetari Ramadan Musliu, duke shprehur ngushëllimet plotësisht i tronditur, përcjell InLajmi.
Hoti u shpreh se Musliu ishte poet, kritik letrar e publicist, edhe deputet i Kosovës edhe këshilltar i ministrit të Kulturës.
Ky është postimi i tij i plotë:
Jam thellësisht i tronditur nga kumti i zi i shkuarjes në amshim të poetit, kritikut letrar e publicistit tonë Ramadan Musliu.
Përveç veprimtarisë krijuese e studimore, Ramadan Musliu dha ndihmesë të dallueshme edhe në fushën e informimit dhe të politikës, një herë si deputet i Kuvendit të Kosovës, e pastaj si keshilltar i ministrit të Kulturës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe lexuesve të tij të shumtë!/InLajmi/