Sot, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando, përcjell InLajmi.
Në takim diskutuan situatën me pandeminë e koronavirusit dhe sfidat për parandalimin e përhapjes së virusit në Kryeqytet, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për projekte me interes të përbashkët përmes projekteve konkrete.
Njëherit falënderoi Ambasadorin Orlando për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e Qeverisë Italiane për popullin e Kosovës në këto kohë të vështira që po i kalojmë te gjithë./InLajmi/