Numri i rasteve të reja me Covid-19 në kryeqytet është rritur në nivel shqetësues. Vetëm dje, janë konfirmuar 72 raste me këtë sëmundje.
Por, a do të shtrëngohen masat në kryeqytet, pas shtimit të këtyre rasteve?
Ahmeti ka deklaruar se nuk pret të ketë masa shtesë në kryeqytet.
“Nuk pres. Mendoj se shtimi i numrit është si pasojë e hapjes se shkollave. Kjo ka qenë e pritshme por është e menaxhueshme”, ka thënë Ahmeti për Express.
Ndërkohë, Prishtina vazhdon të jetë qyteti me numrin më të madh të të infektuarve nga COVID-19 tash e disa javë.
Të mërkurën janë shënuar 72 raste pozitive.