Një grua ka raportuar në Polici se është kërcënuar me vrasje nga 2 persona, rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe nuk dihet arsyeja, përcjell InLajmi.
Rasti ka ndodhur në orët e vona të së hënës
“Viktima f/k ka raportuar se është kanosur me vrasje përmes telefonit nga një person mashkull dhe një e dyshuar femër, nuk dihet motivi. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti të hetohet me tutje”, thuhet në njoftimin e policisë./InLajmi/