Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pasur sot një takim me ambasadoren e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel, përcjell InLajmi.
Ministrja Haradinaj shprehu falënderim të veçantë ambasadores Butel, për mbështetjen që Franca i ka dhënë finalizimit të pavarësisë energjetike të Kosovës në ENTSO-E.
“Me Ambasadoren Butel diskutuam mbi zhvillimet politike në Kosovë e rajon, dhe e falënderova përzemërsisht në emër të Kosovës dhe KOSTT për përkrahjen e fuqishme që Franca i ka dhënë finalizimit të pavarësisë energjetike të Kosovës në ENTSO-E.”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.
Ambasadorja Butel ndërkaq, ka theksuar se Franca do të vazhdojë t’i jep mbështetje të vazhdueshme Kosovës për shtet-ndërtimin dhe forcimin e vlerave demokratike./InLajmi/