Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke disktuaur për marrëveshjen finale me Serbinë tha se ajo do arrihet kur të dyja vendet do të arrijnë të pajtohen për të gjitha çështjet, raporton InLajmi.
Duke folur në interpelancën e thirrur për Asociacionin, Hoti ka thënë: “Ekziston marrëveshja e parimeve për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe komentet e Gjykatës Kushtetuese. Çdo veprim në këtë rrafsh do të bëhet në pajim më këto”.
“Nuk do të lejohet shkelje e rendit kushtetues të Kosovës. Nuk ka pajtim për asgjë, derisa nuk pajtohemi për çdo gjë – në rend të parë për njohjen reciproke”./InLajmi/