Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në konferencën e mbajtur para mediave ka sqaruar rrethanat e zhdukjes së 2 milionë eurove nga kjo ministri, përcjell InLajmi.
Ajo ka shkruar në Facebook edhe njëherë duke thënë se kushdo që vjedh, qoftë edhe një euro , duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit.
“E sqarova edhe sot në konferencën për media se katër transaksione të dyshimta kanë ndodhur në Thesarin e Republikës. Njëri nga të dyshuarit për këto transaksione është arrestuar. Dy tjetër janë në arrati. Të gjitha institucionet janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve”, shkruan Bajrami
Ajo thotë se rasti do të zbardhet dhe beson se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast.
Do të kërkoj të verifikohet edhe një herë pastërtia e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave, shtoi ministrja./InLajmi/