Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim me kryeinspektoratët e Komunës së Prishtinë, për tu koordinuar lidhur me respektimin e masave ndaj koronavirusit, përcjell InLajmi.
Ai në rrjetin social Facebook, ka thënë se inspektimet do të koordinohen me policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtij angazhimi, do të ketë inspektime edhe në institucionet e të gjitha niveleve.
Postimi i plotë i tij:
Në takim me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Sazan Ibrahimi, kryeinspektorin e Tregut, Lulzim Syla, Kryeinspetorin Farmaceutik, dr. Shaban Osmanaj (UD), kryesuesin e kolegjiumit të inspeksioneve komunal të Kosovës, z. Adonis Tahiri dhe përfaqësuesit nga AVUK-ut, diskutuam që puna në teren të intensifikohet dhe të zbatohen masat anti Covid.
Inspektimet do të koordinohen me policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtij angazhimi, do të ketë inspektime edhe në institucionet e të gjitha niveleve.
Parandalimi me masat anti Covid, janë hapa të domosdoshëm për ta arritur suksesin.
Bashkë ia dalim!/InLajmi/