Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas një takimi që ka zhvilluar me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka dhënë pëlqimin e tij për ta dërguar te presidenti Hashim Thaçi kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael, përcjell InLajmi.
“Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Hoti.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhash pëlqimin për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael.
Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë./InLajmi/