Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit lidhur me deklaratat për hyrje me pagesë në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Syla në Facebook, ka shkruar se është gabim të mendohet se Kosova mund t’i përshtatet mënyrës së jetesës së dikujt, duke potencuar se vendi nuk është eksperiment dhe populli nuk mund të dëgjojë përralla.
Postimi i plotë i tij:
Të gjithë ata që mendojnë se Kosova duhet t’i përshtatet mënyrës së jetesës së tyre, e kanë gabim.
Në çdo variant më mirë është që ata të provojnë të gjejnë veten në shtete tjera, aty ku ndihen më së miri, qoftë ata që e duan Londrën, qoftë ata që mendojnë se kufiri është te hekurudha.
Vendi jonë nuk është eksperiment.
Populli nuk mund t’i durojë këto përralla.
Edhe ashtu, fukarallëku është në kulm.
Nuk ua kemi borxh këto./InLajmi/




















