KRU “Gjakova ka njoftuar se për shkak të disa punimeve disa zona do të mbesin 8 orë pa ujë, përcjell InLajmi.
Arsyeja e kësaj ndërprerje thuhet të jenë punimet për shkak të kyçjes së Ngrohtores së Re të Qytetit në gypin kryesor.
Njoftimi i plotë nga KRU “Gjakova”:
Njoftim për ndërprerje të ujit.
Njoftojmë konsumatorët se për shkak të kyçjes së Ngrohtores së Re të Qytetit në gypin kryesor Ø 800 , KRU “Gjakova” është e detyruar që ta ndërpres furnizimin me ujë, neser datë 21.10.2020 nga ora 10:00 deri 18:00.
Si arsyje e punimeve të lartë cekura, zona pa furnizim prej 8 orësh do përfshijë zonën operative të Rahovecit, Prizrenit si dhe disa fshatra të komunës së Gjakovës , Lipovec, Dol, Kushavec, Rogovë
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova”sh.a. 20.10.2020./InLajmi/