Në kualifikimet e Botërorit 2020, për shkaqe politike janë ndaluar përballjet Kosova – Serbia, Kosova – Bosnja e Hercegovina dhe Kosova – Rusia.
Kombëtarja e Kosovës do t’i mësojë në të ardhmen e afërt emrat e kundërshtarëve të fazës kualifikuese të Botërorit 2022.
Në shortin që do të hidhet në dhjetor për Botërorin e Katarit, për shkaqe politike, “Dardanët” s’do të kenë mundësi të përballen me disa ekipe kombëtare.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që në të njëjtin grup nuk do të mund të jenë Kosova me Serbinë, Kosova me Bosnje e Hercegovinën dhe Kosova me Rusinë, ndërsa shtëpia e futbollit evropian i ka ndaluar edhe grupet me duelet eventuale Armenia – Azerbajxhani, Rusia – Ukraina dhe Gjibraltari – Spanja, përcjell Gazeta Express.
Kosova në të kaluarën është ballafaquar me Kombëtaret tjera që nuk e njohin vendin tonë si shtet dhe ndeshjet me to janë zhvilluar në terrene neutrale.