Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarave me koronavirus, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar mbi 17 mijë nga 80 mijë e 886 persona të dyshimtë.
Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nga virusi SARS CoV2 janë shëruar 14 mije e 746 persona. Mirëpo janë 656 të tjerë të cilët kanë humbur jetën si shkak i infektimit me këtë virus.
IKSHPK bën të ditur se në Kosovë janë 1 mijë e 637 raste aktive, përcjell EO.
Kurse vetëm dje, ku IKSHPK raporton në baza ditore, është raportuar për 118 raste të reja me COVID-19 si dhe për 50 të shëruar dhe për tre të vdekur nga ky virus.