Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar bordin e përkohshme të drejtorëve të ndërmarrjeve “Trepça” dhe “Posta e Kosovës”, raporton InLajmi.
Me këtë rast ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka thënë se emërimi bëhet pas skadimit të mandatit të bordit të përkohshëm.
Kuqi ka shtuar se te ndërmarrja publike Infrakos është paraparë një anëtarë i komunitetit serb.“Mbi bazën ligjore propozoj për këtë vendim që të miratohet.
Kurse emërimi bëhet pas skadimit të bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje.
Me ligjin për ndërmarrje publike ato e kanë numrin e kufizuar sepse janë 4 anëtarë ndërsa i pesti është kryeshefi dhe mundësia për ta zgjeruar më shumë nuk është e mundshme. Te INFRAKOS e kemi parë një anëtarë prej komunitetit serb”, tha ministri Kuçi /InLajmi/