Në Kosovë po vazhdon gjobitja e qytetarëve që nuk i respektojnë masat ndaj koronavirusit të cila janë marrë nga Qeveria e cila së fundmi ka rritur edhe numrin e Inspektorëve në teren për të rritur kontrollat, shkruan InLajmi.
Vetëm dje janë shqiptuar 1.138 gjoba kurse, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur 799 pjesëmarrës në trafik.
Kurse gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 32 aksidente, ku 11 kanë përfunduar me të lënduar./InLajmi/





















