Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nga burgu i Lipjanit ka paralajmëruar shtrëngim të masave pas rritjes së rasteve me koronavirus, raporton InLajmi.
Zemaj tha se këto masa do të jenë në 2 faza ditore dhe se do ta përfshijnë edhe sektorin e gastronomisë, sektor ky shumë i dëmtuar nga pandemia.
Ai tha se menaxhimi sa i përket situatës me covid është e mirë dhe në burgun e Lipjanit nuk ka të infektuar pozitiv me koronavirus.
“Ne poashtu do ti furnizojmë të burgosurat me barna dhe shërbime të tjera. Ai foli edhe sa i përket masave dhe tha se do të ketë shtrëngim të masave në 2 faza ditore, edhe sa i përket gastronomisë”, tha Zemaj.
Ministri Zemaj theksoi se mbyllja e tërësishme është opsioni i fundit andaj të gjithë qytetarët obligohet të respektojnë masat./InLajmi/