Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nesër në rrugën “Agim Ramadani”, do të zhvillohen disa punime dhe për këtë arsye një pjesë e rrugës do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të Komunës, segmenti nga udhëkryqi i rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri te “Agim Ramadani”, do të jetë i mbyllur nga ora 07:30 deri në 18:30.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Prishtinës:
Njoftim – nesër një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” mbyllet për qarkullim
Nesër, 20 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.
Prej orës 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat).
Ju lusim që qarkullimin tuaj të e planifikoni bazuar në këtë informatë dhe duke shfrytëzuar rrugët alternative.
Ju falemnderit paraprakisht për mirëkuptimin!/InLajmi/