Shqipëria vazhdon të shënoj rritje të rasteve me koronavirus ku në Durrës janë konfimruar 38 raste të reja me koronavirus në këtë rreth gjatë 24 orëve të fundit.
Mësohet se mes të prekurve janë edhe 2 nxënës, me origjinë nga Durrësi që mësojnë në shkollën e Golemit.
Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi vetëm 2 raste pozitive në këtë qytet, përcjell albeu.
Ndërkohë në total, Shqipëria numëron më shumë se 6 530 raste aktive.