Donald Trump e ka pranuar se mund të humbasë zgjedhjet e 3 nëntorit.
Por, gjatë një tubimi në Wiskonsin tha që në rast se ndodh kjo, atëherë do të mposhtet nga kandidati më i dobët në historinë e presidencialeve në Amerikë.
Ai tha se do të preferonte të humbiste nga ndonjë kandidat më i talentuar ngaqë është rivali i tij actual, demorkati Xho Bajden.
E pavarësisht se e përmendi mundësinë e humbjes, republikani tha që beson fuqishëm se do të fitojë edhe sivjet, sic bëri 4 vjet më parë, kur mposhti rivalen Hillary Clinton, e cila deri një ditë para votimeve, printe në të gjitha anketat.