Dogana e Kosovës me anë të një komunikate për media ka njoftuar se sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës së Kosovës është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të ri të Përgjithshëm të këtij institucionit, Bajram Rexha, përcjell InLajmi.
“Sot në Drejtorin e përgjithshme të Doganës së Kosovës u mbajte ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës nga ish U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm Ibrahim Xhaka tek U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm Bajram Rexha, thuhet në njoftim.
Me qëllim të zbatimi të vendimit 212/2020 të datës 16 tetor 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht të Kryeministrit sot në Doganën e Kosovës është organizuar ceremonia zyrtare e pranim dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.














