Lëvizja Vetëvendosje, dega në Mitrovicë e ka quajtur akt të tmerrshëm sulmin e armë ndaj veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi, përcjell InLajmi.
Nga Vetëvendosje thonë se çfarëdo kërcënimi apo sulmi ndaj cilido gazetar është i papranueshëm dhe i denueshëm.
Më tej kjo parti thotë se janë në mbrojtje të plotë të fjalës së lirë dhe të argumentuar, por kundër keqpërdorimit të saj për interesa të politikës ditore.
Postimi i plotë i Vetëvendosjes:
Fjala e lirë është e garantuar me ligj dhe është vlerë shoqërore.
Çfarëdo kërcënimi apo sulmi ndaj cilido gazetar është i papranueshëm dhe i denueshëm.
Çfarëdo pakënaqësie eventuale me raportim, lajm apo artikull në media nuk arsyeton veprimet tinzare e qyqare si ajo e mbrëmshmja në Mitrovicë.
Dënojmë fuqishëm këtë akt të tmerrshëm me shpresën se do të jetë i fundit dhe kërkojmë nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të mirren shumë seriozisht me këtë rast sepse po krijon atmosferë pasgurie në komunën tonë dhe po tenton të na kthen në një kohë të errët të cilën tashmë e kemi tejkaluar.
Jemi në mbrojtje të plotë të fjalës së lirë dhe të argumentuar por kundër keqpërdorimit të saj për interesa të politikës ditore./InLajmi/